NATO kërkon llogaridhënie për incidentin në Banjskë dhe sulmin ndaj KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, thotë se autoritetet serbe duhet të luajnë rolin e tyre në zbardhjen e ngjarjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se Aleanca ka kërkuar për më shumë se dy vjet që të ketë llogaridhënie për incidentin e armatosur në Banjskë dhe sulmin ndaj personelit të KFOR-it në Zveçan në vitin 2023.

banner

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më tha se do të punojë për këtë. Ne presim që autoritetet serbe ta luajnë rolin e tyre,” deklaroi Rutte.

Ai u tha gazetarëve se NATO po e monitoron nga afër dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“NATO është e përfshirë në mënyrë të tërthortë përmes KFOR-it. Ne po përpiqemi të ndihmojmë sa të mundemi,” shtoi Rutte në selinë e Aleancës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.