Ndalimi i 109 personave, Avokat i Popullit: Një prej rasteve më të rënda, drejtësia duhet të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar seancën gjyqësore në lidhje me të ndaluarit nën dyshime për manipulim të votave në Prizren.

Pas seancës, ku u kërkua paraburgim për 23 persona, Qelaj ka deklaruar se ky është një nga rastet më të rënda.

banner

Tutje, Qelaj ka sqaruar arsyet e monitorimit të seancës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e kujdeshhme.

“Duke pasë parasysh faktin që sot po mbahen seancat e caktimit të paraburgimit në rastin e hetimeve për keqpërdorim në zgjedhje, erdha për monitorim të njërës prej seancave në Gjykatën Themelore në Prizren. Qëllimi i këtij monitorimi është për të parë si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen dhe po respektohen standardet për një qasje dhe mundësi të drejtë për një procedurë për personat që kanë mundësi të mbrohen…Është një prej rasteve të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, por  që apeli është që edhe drejtësia duhet të jetë e kujdesshme”, deklaroi ai, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.