Ndërron jetë një punëtor,  ishte lënduar në vendin e punës – policia nis hetimet

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një punëtor, që ishte lënduar kohë më parë ka ndërruar jetë.

Viktima po trajtohej në spital që nga data 7 korrik e këtij viti.

banner

“Viktima shtetas shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me 22.11.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.