
Ish-kryetari i Gjilanit dhe anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Bedri Haziri.
“Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar të Zurichut, pas një sëmundjeje të rëndë,” shkroi Haziri në rrjetet sociale.
Ai njoftoi gjithashtu se detajet e varrimit dhe të pamjes do të bëhen publike me kohë.



