Nëna nga Shushica e Graçanicës ankohet se djali i është larguar nga shkolla, pasi Qeveria ia ndërtoi shtëpinë

Ana Trajkoviq thotë se shkolla e maltreton djalin e saj dhe refuzon ta pranojë për shkak së Ministrisë për Kthim ia ndërtoi shtëpinë.

Ana Trajkoviq, nëna nga fshati Shushica e komunës së Graçanicës, ka denoncuar se djali i saj është larguar nga shkolla dhe nuk po pranohet të ndjekë mësimin. Ajo thotë se që dy muaj është në kontest me institucionin arsimor, pasi sipas saj, fëmija i maltretohet fizikisht dhe psikologjikisht.

banner

Që dy muaj jam në kontest me shkollën sepse ma maltretojnë fëmijën, e kapin për qafë, ia ngrehin veshin. Me një fjalë, nuk e pranojnë në shkollë. Ata nuk e duan në shkollë prej se Ministria për Kthim ma ka ndërtuar shtëpinë,” thotë Trajkoviq.

Ajo shton se ndihet e frikësuar për sigurinë e djalit, të saj dhe të babait të tij, duke kërkuar ndërhyrje dhe zgjidhje nga institucionet përkatëse.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.