Nenad Çanak: Pushteti i Vuçiqit në Serbi është fashist

Nenad Çanak, nga Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, në një intervistë ka thënë se pushteti i Aleksandar Vuçiqit në Serbi është fashist dhe se për të shpërbërë këtë duhet punë e thellë që në themel, duke sqaruar çfarë është Serbia. “Pa diagnozë nuk ka terapi”, tha ai.

Çanak shtoi se Serbia është shtet fashist, ku institucionet shtetërore i kanë marrë kriminelët, dhe se “derisa kjo nuk thuhet qartë, si unë tani, nuk do të ketë zgjidhje fare”.

banner

Ai gjithashtu vuri në dukje se pushtetarët serbë kanë hedhur gaz lotsjellës CN mbi djalin e tij, Milanin, i cili mori pjesë në protestat e fundit. Sipas Çanakut, “ai gaz lotsjellës është helm luftarak”.

“Çfarë lloj shteti është ky kur paguan nga Bosnja e Hercegovina njerëz problematikë që të më rrahu e torturojnë familjen time. Prej nga kjo e drejtë e tyre”, u shpreh Çanak.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.