
Edicioni i ri i spektaklit më të madh në Kosovëm, “Big Brother VIP Kosova” do të fillojë nesër.
Siç ka njoftuar Klan Kosova, moderatorët e BBVK, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, tashmë janë gati për edicionin e ri të spektaklit të shumëpritur, që do të nis transmetimin nga ora 21:00.
Dyshja prezantuese këtë lajm e kanë ndarë me publikun përmes postimeve në në rrjetet e tyre sociale, ku kanë ndarë entuziazmin dhe emocionet për rikthimin në skenë.
Sjellim ndërmend që dy moderatorët kanë qenë pjesë e programit që nga sezoni i parë, duke u bërë një dyshe e pandashme për publikun në çdo natë të spektaklit.



