Netanyahu: Do t’i rrisim sulmet ndaj Iranit në ditët në vijim

Kryeministri izraelit njofton shtimin e sulmeve ndaj Iranit dhe përmend eliminimin e Khameneit, duke theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të shtojë intensitetin e sulmeve ndaj Iranit në ditët në vijim, në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes dy vendeve, njofton The Jerusalem Post.

banner

Në një deklaratë të bërë nga çatia e selisë ushtarake Kirya në Tel Aviv, Netanyahu tha: “Dje, ne eliminuam diktatorin Khamenei. Së bashku me të, eliminuam dhjetëra zyrtarë të lartë të regjimit shtypës.”

Ai shtoi se forcat izraelite ndodhen “në zemër të Teheranit me fuqi në rritje, dhe kjo vetëm do të shtohet edhe më shumë në ditët në vijim”.

“Jemi në një fushatë ku po sjellim të gjithë forcën e IDF-së, si kurrë më parë, për të garantuar ekzistencën dhe të ardhmen tonë,” deklaroi kryeministri, duke njohur gjithashtu ndihmën e ofruar nga ShBA-së gjatë operacionit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.