
Presidentja Vjosa Osmani pret delegacionin amerikan në takim zyrtar në orën 09:30.
Një delegacion i Kongresit Amerikan do të qëndrojë sot në Kosovë, ka bërë të ditur zyra e presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit zyrtar, presidentja Osmani do të takojë delegacionin në orën 09:30, në Kabinetin e Presidentes.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim një delegacion të Kongresit amerikan. Takimi do të mbahet në ora 09:30, në Kabinetin e Presidentes, ku mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.
Vizita e delegacionit amerikan pritet të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale politike në vend.



