
Policia e Kosovës paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shqiptar.
Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare, Policia ka bërë të ditur se do të zhvillohen aktivitete në përputhje me agjendën zyrtare të vizitës.
“Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ndërsa mund të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.



