Një person lëndohet nga zjarri në “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Policia dhe zjarrfikësit intervenuan menjëherë; i lënduari mori trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana, ka njoftuar se një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

banner

Sipas Pllanës, rasti është raportuar sot rreth orës 07:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit. Personi i lënduar ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Pllana.

Autoritetet janë ende duke e hetuar shkakun e zjarrit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.