Nuk i dha përparësi në semafor, policia me detaje për tentim-vrasjen në Fushë Kosovë

Dje, një person mbeti i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë në raportin 24-orësh.

banner

Sipas PK-së, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak se viktima nuk i kishte dhënë të dyshuari përparësi kalimi në smeafor.

“VRASJE  NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fushë Kosovë /29.11.2025-15:45. Është raportuar se  derisa viktima m/k,  ka qenë në semaforët  për kyçje i dyshuari m/k për shkak  që nuk i ka dhënë përparësi kalimi  një i dyshuar mashkull ka dalur nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka  goditur në këmbë. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe  gëzhoja. Rasti në ndodhet në procedurë hetimore” – thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.