Osmani apo dikush nga Jasharët? Nagavci: Nuk kemi një emër konkret

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të VV, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.

Nagavci ka theksuar se VV ende nuk ka një emër konkret.

banner

”Po, aktualisht nuk kemi një emër konkret, për të cilin e dimë se ka mbështetje të plotë, për të vazhduar me votimin, gjegjësisht sigurimin e 80 votave të nevojshme për votimin e presidentit. Por natyrisht kryeministri Kurti do të vazhdojë diskutimet me të gjithë ata që mund të ndikojnë në këtë proces, në radhë të parë pra me kryetarët e partive, me deputetët, me grupet, në mënyrë që të sigurohemi që deri me datën 5, kur ne duhet të kemi të zgjedhur presidentin ose presidenten e vendit, të kemi së paku 80 deputetë të cilët do të qëndrojnë në sallë, e më e mira do të ishte që edhe të marrin pjesë në votim, e të përfundohet me votimin e kandidatit i cili do të ishte përfaqësues i të gjitha subjekteve që marrin pjesë në votim”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.