Osmani: Bisedë përmbajtjesore me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio

Presidentja e Kosovës tregon se takimi u zhvillua gjatë një pritjeje të organizuar nga presidenti Donald Trump.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

banner

Ajo tha se takimi u zhvillua në kuadër të një pritjeje të organizuar nga presidenti Donald Trump, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e diskutimeve.

Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtjesore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, shkroi shkurt presidentja Osmani në rrjetet sociale.

Ky takim vjen në një periudhë kur diplomacia e Kosovës po përballet me sfida të shumta në raportet me Shtetet e Bashkuara, duke e bërë çdo kontakt me zyrtarë amerikanë veçanërisht të rëndësishëm.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.