Osmani: Datën e zgjedhjeve s’e vendosa unë, KQZ-ja nuk ishte gati për 21 dhjetor

caktua vetëm pas kërkesës së KQZ-së dhe në interes të pjesëmarrjes sa më të madhe qytetare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është përgjigjur akuzave të partive politike se caktimi i datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është bërë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

banner

Osmani ka deklaruar se data 28 dhjetor u vendos vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi një letër zyrtare, në të cilën kërkonte më shumë kohë, duke vlerësuar se organizimi i zgjedhjeve më 21 dhjetor ishte praktikisht i pamundur.

Ajo theksoi se, për shkak të afateve kushtetuese, para saj kanë qenë vetëm dy opsione: 21 ose 28 dhjetori. Sipas saj, trupat profesionale të KQZ-së kanë dhënë vlerësime me shkrim se zgjedhjet nuk mund të organizoheshin në mënyrë të rregullt më 21 dhjetor, për shkak se vendi ishte ende në proces të përfundimit të zgjedhjeve lokale, përfshirë numërimin e votave dhe mbylljen e procedurave përkatëse.

“Platformat e njëjta që janë shfrytëzuar për zgjedhje lokale do të duheshin të përdoren edhe për zgjedhje nacionale, si dhe shumë procese të tjera që e bënin të pamundur organizimin e zgjedhjeve brenda 30 ditësh. Prandaj, kërkesa për më shumë kohë ka qenë e qartë dhe alternativa e vetme ka qenë data 28 dhjetor”, tha Osmani.

Presidentja deklaroi për Klankosova se vendimi i saj ka qenë në interes të Kosovës dhe të qytetarëve, duke synuar një pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. Ajo përmendi gjithashtu faktin se të gjitha partitë shqiptare kanë votuar për ligjin që ua mundëson mërgimtarëve votimin nëpër konsullata dhe ambasada.

“Unë nuk e kam parë asnjëherë këtë si anim ndaj një partie politike, por si anim ndaj interesit qytetar. Detyra ime ka qenë dhe mbetet mbrojtja e interesit të qytetarëve. Me këtë vendim, besoj se do të kemi institucione sa më parë, gjë që është vetëm në interes të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani, duke shtuar se zvarritja e mëtejshme e procesit do t’i sillte vendit humbje të mëdha.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.