Osmani dekoron Harry Bajraktarin për “kontributin e jashtëzakonshëm për liri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sot veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Osmani theksoi se për më shumë se tri dekada Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

Ajo rikujtoi bashkëpunimin e tij të hershëm me Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke përfaqësuar kauzën e Kosovës në institucione kyçe amerikane në periudha vendimtare.

“Për më shumë se tri dekada, z. Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e para, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke e përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë tepër të ndjeshme për vendin tonë.

Gjithashtu, ai ka qenë mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ka ngritur zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare” – ka shkruar Osmani, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.