Osmani: Kurti më tha provo ta bindësh opozitën, prapa shpinës punonte me kandidatë tjerë, kërkoi t’i bëj 85 vota

Presidentja thotë se i ishte kërkuar të siguronte edhe 85 vota, të cilat sipas saj ishin të panevojshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar që të përpiqej të bindte opozitën për të qëndruar në sallën e Kuvendit gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas saj, po punohej edhe me kandidatë të tjerë.

banner

Në një intervistë për Syri TV, Osmani tha se asnjëherë nuk e ka kushtëzuar Kurtin lidhur me kandidaturën e saj për postin e presidentes.

“Nuk e kam kushtëzuar Kurtin asnjëherë. E vetmja që kam propozuar është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë, të shohim sa deputetë do të jenë në sallë, sepse kisha kontakte me deputetë dhe garanca që nuk do të bojkotojnë”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se, sipas saj, ndërkohë që po përpiqej të siguronte mbështetje nga deputetët, prapa shpinës së saj po punohej me kandidatë të tjerë.

“Çfarë ndodhi ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë dhe unë e kuptoja nga televizioni që po punohej me kandidatë të tjerë, përderisa mua më thuhej provo të bindësh opozitën. Pastaj më kërkuan t’i bëjë 85 vota që ishin të panevojshme”, ka deklaruar Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.