
Ish-presidentja u përshëndet me stafin dhe u largua me veturën që dikur e përdorte Rugova.
Pas dorëzimit të detyrës së presidentes tek Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani është larguar nga ndërtesa e Presidencës së Republikës së Kosovës, institucion të cilin e drejtoi për pesë vite.
Së bashku me ekipin e saj të ngushtë, Osmani është përshëndetur me pjesën tjetër të stafit të Presidencës, me të cilët kishte bashkëpunuar gjatë mandatit të saj.
Pas përfundimit të ceremonisë së dorëzimit të detyrës, ajo është larguar nga ndërtesa e Presidencës me veturën që dikur e kishte përdorur edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.



