
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin e zhvilluar me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.
Osmani ka ritheksuar rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s.
Tutje, Osmani ka përmendur edhe Dialogun Strategjik, që u pezullua kohë më parë.
“Presidentja ritheksoi rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin, si dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për paqe afatgjatë. Me këtë rast, Presidentja Osmani nënvizoi sërish rëndësinë e vijimit të dialogut strategjik bilateral, duke theksuar se partneriteti me SHBA-të është interes jetik dhe ekzistencial për Republikën e Kosovës. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencë së Kosovës.



