
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka paralajmëruar se do të dërgojë në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin themelimin e Bordit të Paqes.
Osmani ka vlerësuar se ky anëtarësim fuqizon sovranitetin e Kosovës.
“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook.



