Osmani shtron iftar për myftiun Tërnava në nder të Ramazanit

Në nder të muajit të Ramazanit, Osmani thekson rëndësinë e solidaritetit, përulësisë dhe bashkëpunimit ndërfetar.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, organizoi mbrëmë një iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, dhe delegacionin e tij, në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

banner

Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi zemërgjerësinë dhe përkushtimin që ky muaj simbolizon, duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit dhe respektit reciprok në shoqëri. Ajo gjithashtu falënderoi BIK-un për kontributin e tij të vazhdueshëm në promovimin e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

Iftari i organizuar nga Presidentja Osmani thekson angazhimin e saj për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me komunitetet fetare, si dhe për të promovuar vlerat e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në vend.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.