Osmani: Takimet me liderët europianë sollën heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja ndan video nga takimet në Bruksel dhe falënderon Bashkimin Evropian për vlerësimin e angazhimit të Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në rrjetin social Facebook nga, siç i ka quajtur ajo, “takimet intensive” me liderët europianë, duke bërë të ditur se këto takime kanë sjellë rezultate konkrete për Kosovën.

banner

Sipas Osmanit, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel, është marrë vendimi për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, të cilat ajo i ka cilësuar si të padrejta.

“Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka falënderuar liderët e Bashkimit Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë për, siç tha, vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës në proceset integruese dhe bashkëpunimin me BE-në.

“Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës”, ka theksuar presidentja Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.