Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA-së

Presidentja Vjosa Osmani po mban takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. 

Takimi po ndodhë në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentes.

banner

Nëse presidenti nuk arrin të zgjidhet brenda afateve kushtetuese rrezikon të rrëshqasë drejt një krize të re politike.

Vjosa Osmanit i skadon mandati i presidentes më 05.04.2026.

Ajo ishte zgjedhur presidentja e gjashtë me radhë që nga paslufta, më 04.04.2021.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë. Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar. 11 vota ishin të pavlefshme./Kallxo.com

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.