Osmani takon ambasadorin William Walker në prag të përvjetorit të M@s@krës së Reçakut

Presidentja thekson rolin historik të Walkerit në mbrojtjen e së vërtetës për krimet në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin William Walker, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. Takimi u zhvillua si pjesë e aktiviteteve përkujtimore për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e Kosovës.

banner

Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani vlerësoi lart kontributin e ambasadorit Walker, duke e cilësuar atë si njeriun që në momentet më të vështira për Kosovën e tha dhe e mbrojti të vërtetën për krimet e kryera.

“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun i cili në orët më të errëta të Kosovës e tha dhe e mbrojti të vërtetën,” shkroi Osmani.

Ajo shtoi se Walker ishte zëri që e shndërroi dhimbjen e popullit të Kosovës në një thirrje për drejtësi, duke theksuar se mirënjohja ndaj tij është e përjetshme.

Presidentja theksoi gjithashtu obligimin institucional dhe moral që e vërteta për Masakrën e Reçakut të mos harrohet kurrë, duke nënvizuar rëndësinë e kujtesës historike dhe drejtësisë për viktimat.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.