Osmani: Trump ka garantuar me shkrim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidentja thotë se në letrën e urimit për 18-vjetorin e Pavarësisë nuk përmendet dialogu me Serbinë apo asociacioni.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në letrën e urimit për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump, theksohet mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

banner

Osmani tha se në këtë letër nuk përmendet as dialogu me Serbinë dhe as çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Aty askund nuk është as dialogu me Serbinë, as asociacioni. Këtë e kemi arritë me shumë punë”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, kjo mbështetje përbën një garanci të fortë nga ana e SHBA-së për shtetin e Kosovës.

“Kjo na duhet ne, të ecim përpara me Amerikën”, theksoi presidentja.

Osmani shtoi se letra përfaqëson një garanci të qartë nga presidenti amerikan.

“Garancë e shkruar e betonuar nga Presidenti Trump që nuk preket integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës”, tha ajo, duke shtuar se një qëndrim i tillë i SHBA-së nuk ka qenë kurrë më i fuqishëm.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.