
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka uruar ardhje ne muajit të Ramazanit, muaj ku besimtarët myslimanë agjerojnë nga agimi deri në muzg.
Osmani ka shkruar se Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni!
Agjërim të lehtë e të pranuar!” – ka shkruar Osmani.



