Paçarizit i “avullohen” edhe 728 vota në Malishevë

Pas Prizrenit, dallime të mëdha evidentohen edhe në Malishevë – kandidatë nga PDK dhe Vetëvendosje humbin qindra vota pas rinumërimit 100%.

Devijimet, përkatësisht dyshimet për vjedhje votash brendapartiake, janë shfaqur edhe në komunën e Malishevës, pas procesit të rinumërimit të plotë të votave.

banner

Me 100 për qind të votave të rinumëruara, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Fetah Paçarizi, i cili më herët në Prizren kishte humbur rreth 6 mijë vota, në Malishevë ka rezultuar me 728 vota më pak. Dallime të ngjashme janë regjistruar edhe për kandidatë të tjerë të PDK-së: Adnan Thaqit i janë hequr 704 vota, ndërsa Gazmend Maliqajt 927 vota.

Ndryshime në numërim janë evidentuar edhe në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Valon Hoti ka rezultuar me 312 vota më pak pas rinumërimit, ndërsa Gani Grasniqi me 271 vota më pak.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.