Pacolli: Mjedisi në gjendje të rëndë, synojmë inspektime me dronë

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka thënë se gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë dhe nevojiten dekada për restaurim.

Të martën në “tre8tre” të KTV-së, Pacolli ka thënë se po synojnë që inspektimin ta kryejë me dronë.

banner

Gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë për shkak të problemeve që kemi me mbeturinat, për shkak edhe të dëmeve që janë shkaktuar në vitet e kaluara dhe restaurimi merr kohë ndoshta për dekada. Vendimet që i kemi marrë qysh në javët e para janë vendime për t’i parandaluara degradimet tutje të mjedisit… Ka nevojë që Inspektorati të reformohet thellësisht, duke filluar prej personave që i kemi aty, deri në një formë tjetër të inspektimit, që mund të jetë inspektim përmes teknologjisë që të shohim në terren gjendjen. Po e tentojmë Inspektoratin digjital. Reforma që mendojmë se duhet të bëhet është ta inspektojmë komplet zonën përmes kamerave, dronëve. Këto do të përdoren për secilën fushë që e mbulon ministria”, ka thënë ajo. 

Pacolli e ka përmendur edhe vendimin e parë të ministrisë, që ka qenë ndalimi i hyrjes së mallrave ndërtimorë brenda parqeve kombëtare. 

“Me ligjin që është në fuqi, në zonën e parë ndalohet ndërtimi, rreptësishtë ndalohet çdo aktivitet ndërtimor nëse nuk pajiset me dokumente të tjera specifike. Edhe me dokumente ligji thotë se është zonë strikte, ndërsa zona e dytë dhe e tretë kanë rregulla të tjera. Çdo material ndërtimor që synon të hyjë në zonën e parkut pa pasur leje të posaçme prej ministrisë, kthehet mbrapsht”, ka thënë ajo. 

Sa i përket problemeve me mbeturina të kryeqytetit, ajo ka thënë se lidhur me caktimin e zonës, nuk do të ketë tejkalim të procedurave.

Sa i përket caktimit të zonës, kemi verifikuar brenda Ministrisë nëse ka ardhur ndonjë kërkesë prej Komunës së Prishtinës sa i përket pajisjes me leje mjedisore. Në rastin e Komunës së Prishtinës, mua ministria më ka thënë se është zonë ujore, pronë e Ministrisë dhe ftoj Komunën që ta verifikojë pronën sepse komuna duhet të vendosë në pronën e vet, nuk mund të vendosë në pronë që është e ministrisë pa konsultim me ministrinë. Ne do të sigurohemi që do të trajtojmë në afat kërkesën e Komunës, mirëpo nëse është pronë ujore e ministrisë kemi qasje tjetër që do ta orientojmë në ditët në vijim, nëse është afër Badocit është zonë strikte dhe duhet të kemi kritere të caktuara”, ka thënë ajo. 

Se a i ka zhvilluar takimet me qytetarë për “fushatë elektorale” në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare si ministre në Mbretërinë e Bashkuar, Pacolli ka thënë se nuk mendon se do të ketë zgjedhje të reja. 

“Se a mund të shkojmë në zgjedhje apo jo, është vendim i Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të aktgjykimeve të tjera të Gjykatës Kushtetuese mendoj se nuk do të duhej të kemi zgjedhje sepse mundet të gjendet një zgjidhje e lehtë që të votohet edhe presidenti, të shkojmë tutje e të mos bllokohemi. Vizita ime zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, si ministre kam dashur të bashkëbisedojë me qytetarët tanë që i kemi në Londër për prioritetet e ministrisë, situatën aktuale në Kosovë, pra kjo nuk lidhet me zgjedhjet, në çfarëdo kohe që unë do të shkoj në cilindo vend në Evropë, do të realizoj takim me qytetarët tanë që i kemi në diasporë”, është shprehur ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.