Pamje si nëpër filma, Policia i kap në flagrancë dy “fajdexhi” të dyshuar – dëmi dyshohet 1 milion euro

Policia e Kosovës ka bërë një aksion policer në Prizren, ku janë arrestuar dy persona.

Persona e arrestuar dyshohen për veprën penale “Fajde”.

banner

Sipas raportimeve, të dyshuarit kishin detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave, derisa kishin kërkuar edhe t’ia marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë të rreth 1 milion euro.

“Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, njoftoi Policia.

“Ndaj dy të dyshuarve E.K. dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim”, u tha në njoftimin e Policisë.

Shikoni pamjet e aksionit mëposhtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.