
“Grenlanda zgjedh Danimarkën para SHBA-së”, thotë kryeministri, duke theksuar se duhet të jetë e qartë që territori nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së
Duke folur pas Frederiksenit, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, përsëriti se Grenlanda nuk është në shitje dhe këmbënguli se, nëse do të duhej të zgjidhte, ajo do të “zgjidhte Danimarkën para SHBA-së”, shkruan “The Guardian”.
Në një deklaratë të fortë, ai tha:
“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë: Grenlanda nuk dëshiron të zotërohet nga SHBA-ja, Grenlanda nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-ja, Grenlanda nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së. …
Ne zgjedhim Grenlandën që e njohim sot, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.”



