
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin dhe ndan mesazhin e ndjerë për të birin Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, mbush 59 vjeç.
Në këtë ditë të veçantë për të, këngëtarja ka ndarë me publikun një mesazh të thellë dhe emocionues për të birin, duke treguar dashurinë dhe mallin që ndjen ndaj tij.
“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: Gëzuar ditëlindjen, nëna ime! Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkruan artistja në Facebook. Për një kohë të gjatë, Simaku ishte larg syve të publikut shqiptar, duke qëndruar e rezervuar nga skena dhe mediat. Rikthimi i saj surprizues vitin e kaluar tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi ajo u shfaq në kronikën e televizionit amerikan “ABC 7” duke marrë pjesë në ndihma vullnetare.



