PDK mohon se i është ofruar posti i Presidentit: Pretendimet janë spekulative

PDK paralajmëron mbledhje të Këshillit Drejtues për zhvillimet politike dhe hapat e ardhshëm.

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se kësaj partie i është ofruar posti i Presidentit të vendit.

banner

Në një komunikatë zyrtare, PDK ka theksuar se këto informacione janë “spekulative” dhe nuk qëndrojnë, duke u bërë thirrje mediave që të raportojnë vetëm mbi baza të verifikuara.

Gjatë ditës së sotme, PDK ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku është vendosur që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues i partisë.

Sipas njoftimit, në këtë takim pritet të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe të përcaktohen hapat e mëtejshëm të partisë.

PDK ka theksuar se mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik, duke falënderuar mediat për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.