
Reagimi i Çitakut vjen pas kritikave të Ramiz Lladrovcit për situatën brenda partisë.
Nënlryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka dërguar një mesazh të qartë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e përshkruar si “familjen tonë. E madhe. E pandashme.”
“Vetëm përpara,” ka shtuar ajo, duke nënkuptuar nevojën për unitet dhe fokus në përparim.
Ky reagim vjen pas kritikave të ish-deputetit Ramiz Lladrovci, i cili ka vlerësuar se situata në PDK nuk është normale dhe ka kërkuar ridefinim të metodave të veprimit politik dhe organizativ.



