
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, do të qëndrojë më 14 dhjetor në Zvicër.
LDK-ja ka njoftuar se Abdixhiku do t’i takojë mërgimtarët për të biseduar rreth zgjedhjeve.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati ynë për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të jetë në Zvicër më 14 dhjetor për t’u takuar me mërgatën tonë, njerëzit që çdo ditë e mbajnë gjallë lidhjen me Kosovën me punë, përkushtim dhe dashuri.
Ky takim është një mundësi e hapur për të biseduar për programin tonë qeverisës, për vizionin zhvillimor të LDK-së dhe për projektet që e çojnë Kosovën drejt standardeve që i meriton” – ka njoftuar LDK-ja.
Sjellim ndër mend që lideri i VV-së, Albin Kurti do të qëndrojë në Zvicër më 13 dhjetor.



