Paulina Nushi-Muhaxhiri i del në mbrojtje Bleros: Nuk ka bërë mëkat, është shembull për të mirë

Gazetarja dhe panelistja e emisionit Zanat vlerëson pjekurinë emocionale dhe respektin që Blero tregon ndaj ish-bashkëshorteve të tij.

Në një reagim të fundit, Paulina Nushi-Muhaxhiri, gazetarja dhe panelistja e emisionit Zanat, ka folur hapur për jetën personale të këngëtarit Blero, duke theksuar se ai është shembull për shumë njerëz.

banner

“Çdo njeri ka të drejtë të provojë, të gabojë dhe të kërkojë lumturinë e tij. Të ndahesh nuk është dështim, është ndershmëri ndaj vetes dhe tjetrit kur një marrëdhënie nuk funksionon më”, u shpreh ajo.

Paulina vuri në dukje se Blero ruan respekt për ish-bashkëshortet e tij dhe fakti që edhe ato e respektojnë atë tregon pjekuri emocionale dhe kulturë, jo papërgjegjshmëri. “Edhe pse është figurë publike, Blero mbetet njeri. Jeta personale nuk duhet të shërbejë si arenë gjykimi, sidomos kur nuk ka mungesë respekti apo skandale”, shtoi ajo.

Gazetarja theksoi se Blero nuk duhet gjykuar për numrin e martesave, por për mënyrën se si ka ditur të ndahet me dinjitet dhe të ruajë besimin te dashuria. “Komentet se një njeri që martohet tre herë ka telashe janë pasqyrim i telasheve që ka kjo shoqëri”, u shpreh Paulina.

Sipas saj, Blero vazhdon jetën e tij të shëndoshë dhe pa e dëmtuar askënd, duke lënë një mesazh të qartë: respekti, dinjiteti dhe besimi në dashuri janë më të rëndësishme se paragjykimet sociale.

“U trashëgofshit plluma!”, përfundoi ajo me humor dhe mirësjellje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.