
Gazetarja shprehet krenare për bashkëpunimin në BIRN dhe thekson rolin e tij në formimin e saj profesional si gazetare.
Gazetarja Paulina Nushi-Muhaxhiri ka ndarë një mesazh vlerësues për Petrit Kryeziun, duke e cilësuar atë si një profesionist të rrallë dhe shembull të integritetit në punë.
Ajo është shprehur krenare për përvojën e saj disa vjeçare të punës krah tij, duke theksuar se Kryeziu sot po i tregon Kosovës profesionalizëm dhe njerëzillëk.
“I tillë ka qenë edhe në kohën kur bashkë kemi punuar në BIRN”, ka shkruar ajo.
Sipas Nushi-Muhaxhirit, Kryeziu, i angazhuar në zyrën ligjore, ka luajtur rol të rëndësishëm në fillimet e saj si gazetare, duke e ndihmuar dhe udhëzuar në procesin e hulumtimeve.
“Filtri i hulumtimeve të mia kalonte nga zyra ligjore e shpesh nga Petriti, i cili asnjëherë nuk ka lëshuar pe as në detajet më të vogla”, theksoi ajo.
Në fund, gazetarja shtoi se Kosovës i duhen më shumë njerëz si ai, duke e konsideruar model profesional dhe njerëzor.




