PDK dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për mos-përsëritjen e votimit në Mitrovicë

Partia Demokratike kundërshton vendimin e PZAP dhe kërkon që procesi zgjedhor të sqarojë çdo parregullsi.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot përmes postës zyrtare ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në komunën e Mitrovicës.

banner

PDK e konsideron vendimin e PZAP të gabuar dhe sipas saj, ai nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në disa qendra votimi. Partia argumenton se procesi ka qenë i cenuar dhe vullneti i qytetarëve është prekur.

Në ankesën e dorëzuar në Gjykatën Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.

“Vetëm rivotimi në Mitrovicë u bën drejtësi qytetarëve. Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet!”, thuhet në komunikatën e partisë, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar rrugën ligjore për sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.