
Partia e Bedri Hamzës thotë se pas një komunikimi zyrtar çështja do të shqyrtohet në organet e partisë.
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ftesave të kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit.
Nga Zyra e Informimit e PDK-së është bërë e ditur se kryetari i partisë, Bedri Hamza, i është përgjigjur Kurtit duke kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare.
“I është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën […] në mënyrë që të rritet serioziteti”, thuhet në reagimin e partisë.
Sipas PDK-së, pas një komunikimi të tillë zyrtar, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë.
Partia thekson se çdo vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në takim do të merret në përputhje me procedurat e brendshme.


