PDK-ja do të ankohet në PZAP për votat në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës thotë se vota është e shenjtë dhe kërkon mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve pas ndërprerjes së numërimit në Mitrovicë.

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të dorëzojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë.

banner

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar në Facebook se vota është e shenjtë dhe partia është e vendosur ta mbrojë integritetin e procesit zgjedhor. “Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, PDK do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, tha Gjoshi.

Të hënën në mbrëmje, procesi i numërimit në Mitrovicë u ndërpre për shkak të dyshimeve për manipulim, pasi u gjetën fletëvotime me numra serik të ndryshëm. Komisionerët e PDK-së dhe të LDK-së refuzuan të rikthehen në sallë, duke thënë se nuk pranojnë të shkelin ligjin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se problemi kishte ndodhur për shkak të një gabimi teknik nga kompania që ka shtypur fletëvotimet dhe se kompania do të japë sqarime. Sipas KQZ-së, gabime të ngjashme janë hasur edhe në Gjakovë. Prokuroria urdhëroi ndërprerjen e përkohshme të numërimit deri në sqarimin e situatës nga kompania.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.