
Konferenca do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë në ora 15:15
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se do të mbajë sot një konferencë për media në selinë e saj qendrore.
Konferenca është thirrur për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili po zhvillohet sot në të gjitha qendrat e votimit në vend.
Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të fillojë në ora 15:15 dhe do të drejtohet nga përfaqësues të lartë të partisë.



