Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona

Në listën e përfituesve të pensionit të veteranit të luftës në tetor të këtij viti figurojnë 165 persona më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Në Ministrinë e Financave nuk i kanë dhënë arsyet për rritjen e numrit. E, juristë dhe përfaqësues të veteranëve të UÇK-së kritikuan Qeverinë për mungesë veprimesh për pastrimin e listave nga veteranët e rrejshëm, shkruan KOHA.

165 persona i janë shtuar listës së përfituesve të pensionit të veteranit të UÇK-së nga tetori i vjetëm e deri tek i sivjetshmi.

banner

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, me pension prej 204 eurosh, në fund të tetorit u paguan 37.094 persona dhe totali i pagesës për këtë muaj është 7.5 milionë euro.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS për arsyet mbi të cilat u rrit numri i veteranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.