
Pas seancës së Kuvendit Komunal, Sami Salihu godet me shishe në kokë kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina – Policia pritet të ndërhyjë
Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka degjeneruar në dhunë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve, menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, ka goditur me shishe në kokë kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina. Nga sulmi, Kupina ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Ngjarja, që besohet të ketë ndodhur edhe në praninë e kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ka shkaktuar tensione të mëdha në objektin e Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore lidhur me rastin.
Kush është Fehmi Kupina?
Fehmi Kupina është kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ai së fundmi ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja dhe ka themeluar një parti të re politike, të quajtur “Lidhja për Prishtinën”.



