
Këngëtarja u vlerësua për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë dhe promovimin e kulturës shqiptare.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri me çmimin simbolik “Hyjnesha në Fron”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.
Simboli “Hyjnesha në Fron” iu dhurua Dafina Zeqirit për angazhimin dhe sukseset e saj artistike, përmes të cilave ajo ka promovuar emrin e Kosovës dhe kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Ky vlerësim synon të njohë figurat publike që me punën e tyre kanë ndikuar pozitivisht në art, kulturë dhe imazh ndërkombëtar.
Me këtë nderim, Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe vlerësimit të artistëve që përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në skenën ndërkombëtare, duke e cilësuar Dafina Zeqirin si një nga emrat më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare.



