
Rama rriti rezultatin me mbi 11 mijë vota, ndërsa Çeku fitoi rreth 9 mijë vota më shumë në rundin e parë. Dallimi përfundimtar mes tyre ishte 2,809 vota.
Përparim Rama ka siguruar edhe një mandat tjetër në krye të Komunës së Prishtinës, pas fitores në balotazhin kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.
Në rundin e parë të zgjedhjeve, Rama kishte marrë 35,595 vota ose 33.71%, ndërsa Çeku kishte 35,077 vota ose 33.21% – një dallim i ngushtë prej vetëm 518 votash në favor të Ramës.
Në balotazh, mbështetja për të dy kandidatët u rrit ndjeshëm. Përparim Rama arriti të sigurojë 46,935 vota ose 51.54%, ndërsa Hajrulla Çeku 44,126 vota ose 48.46%.
Kjo nënkupton se, krahasuar me rundin e parë, Rama është rritur me 11,340 vota, ndërsa Çeku me 9,049 vota.
Në përfundim, dallimi mes tyre në balotazh ishte 2,809 vota – diferenca që i siguroi Përparim Ramës edhe një mandat tjetër në krye të kryeqytetit.



