Përplasje e ashpër mes Adriana Matoshit dhe Lushtakëve: Me qenë Lushtak s’është sakrificë, por hajni

Deputetja e VV-së akuzon PDK-në dhe prokurorinë për tentativë manipulimi të votave në Mitrovicë, duke përfshirë në reagimin e saj edhe “mahallën e Lushtakëve”. Familja Lushtaku i përgjigjet ashpër, duke e akuzuar për fyerje ndaj sakrificës së luftës.

Pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar me tone të forta, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Prokurorinë për tentativë manipulimi të rezultatit zgjedhor. Procesi u pezullua pas dyshimeve për fletëvotime me gabime serike, të cilat KQZ i ka cilësuar si gabime teknike.

banner

Në reagimin e saj publik, Matoshi paralelizoi zyrtarët e PDK-së me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kriminelin e kërkuar Milan Radioçiq, duke përmendur edhe “mahallën e Lushtakëve” në Skenderaj.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla dy herë, por dështun keq!
Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.
O flaka me ju dal krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.
Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli!
Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”,
ka shkruar Matoshi.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të forta nga familja Lushtaku. Aktori, Basri Lushtaku, e cilësoi fjalorin e Matoshit “fyerje të rëndë” ndaj familjeve që dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës.

Unë jam Basri Lushtaku, nga fshati Prekaz i Poshtëm, nga lagjja e Lushtakëve. Jam krenar që jam nga ky vend që dha gjithçka për çlirimin e vendit tonë. Fjalët që lexova sot nga një kolege e imja janë fjalë turpi. Turp, turp, turp!”, ka shkruar ai, duke bërë thirrje për përmbajtje nga gjuha fyese.

Më pas, Blerta Sami Lushtaku, vajza e ish-komandantit të UÇK-së Sami Lushtaku, reagoi po ashtu me një postim të gjatë në Facebook, duke e cilësuar deklaratën e Matoshit si fyerje ndaj sakrificës së Drenicës.

Kjo që lexova nuk është më kritikë politike, është fyerje ndaj njerëzve që kanë dhënë gjithçka për Kosovën. ‘Mahalla e Lushtakëve’ nuk është thjeshtë një vend, është simbol i sakrificës dhe i rezistencës sonë kombëtare… Kërkoj që kjo gjuhë e urrejtjes të ndalet dhe që deputetja të kërkojë falje publike”, ka shkruar ajo.

Në përgjigjen e saj të mëvonshme, Adriana Matoshi reagoi sërish ndaj vajzës së Sami Lushtakut me tone ironike dhe akuza të drejtpërdrejta për korrupsion ekonomik:

Ani çika e Sami Lushtakut koka lajmëru tu m’kallxu qysh, me qenë Lushtak qenka sakrificë!
Jo motra jem, nuk o sakrificë me ble arin prej shtetit ka 50 euro, e mu kthy me ia shit ka 5,000. Hajni nashta po, veç sakrificë jo!”
, ka shkruar Matoshi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.