Petrisch: Ende shumë kosovarë detyrohen ta kërkojnë mirëqenien e tyre jashtë Kosovës

Wolfgan Petrisch, ish-i dërguar special i Bashkimit Evropian për Kosovën, ka folur për shtetin kosovar në prag të 18-vjetorit të pavarësisë.

Petrisch ka vlerësuar se situate ekonomike ende vazhdon të mbetet e brishtë.

banner

“Ende shumë kosovarë detyrohen ta kërkojnë mirëqenien e tyre jashtë vendit të tyre”, thotë Petritsch për Radion Evropa e Lirë.

Një nga paralajmërimet më të forta të Petritschit lidhet edhe me atë që ai e quan “fund i epokës transatlantike”.

Sipas tij, kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i përshkruan si “çlirimtarin dhe mbrojtësin afatgjatë të vendit”.

“Pikërisht në kohën kur luftëtarët kurdë të lirisë janë braktisur nga SHBA-ja në Irak, apo kur palestinezët janë më larg se kurrë nga shteti i tyre, duhet t’ia kujtojmë vetes se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shkuan në luftë për të siguruar mbijetesën e Kosovës – dhe pavarësinë e saj përfundimtare”, thotë Petritsch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.