
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten ka marrë vendim ta pezullojë partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), e themeluar nga Behgjet Pacolli, për shkak se ka dështuar t’i organizojë zgjedhjet e brendshme brenda afatit.
Sipas KQZ-së, AKR-ja ishte e obliguar t’i mbajë zgjedhjet e brendshme deri më 25 shkurt 2026. Por pavarësisht paralajmërimeve, partia nuk ka dhënë ndonjë njoftim se do ta organizojë Kuvendin e brendshëm.
Vendimi i KQZ-së e obligon AKR-në që brenda 45-ditësh ta kryejë procesin e zgjedhjeve të brendshme.
“Nëse nuk e organizon, atëherë partia çregjistrohet”, është thënë në mbledhjen e KQZ-së.



