Plagosja e biznismenit Buquku, çka dihet deri tash për rastin në Pejë?

Këtë të diele rreth orës 10:00 të mëngjesit, biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku u plagos nga disa persona, që ende mbeten të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

banner

Policia e Kosovës ia konfirmoi Reporteri se i plagosuri menjëherë ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Për shkak të plagëve, ai është dërguar në QKUK.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë” – ka thënë PK-ja.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se po punohet në identifikimin e të dyshuarve.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha Nikçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.