
Ish-presidenti amerikan dënon “skenat e tmerrshme” dhe akuzon zyrtarët për keqinformim pas vrasjes së protestuesve nga agjentë federalë.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar fuqishëm ndaj ngjarjeve në Minneapolis, ku dy qytetarë amerikanë u vranë nga agjentë federalë gjatë një operacioni të zbatimit të ligjit, duke e përshkruar situatën si “të papranueshme” dhe me skena që ai kurrë nuk kishte menduar se do t’i shihte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kemi parë skena të tmerrshme në Minneapolis dhe në qytete të tjera, gjëra që kurrë nuk do ta mendoja se do të ndodhnin në Amerikë”, ka shkruar Trump.
Në një deklaratë të shpërndarë në platformën X, Clinton tha se protestues paqësorë dhe qytetarë që po regjistronin ngjarjet janë arrestuar, goditur me gaz lotsjellës dhe në disa raste janë qëlluar e vrarë, duke përmendur emrat e Renee Good dhe Alex Pretti si viktima të fundit. Ai akuzoi gjithashtu zyrtarët në pozita udhëheqëse se kanë keqinformuar publikun dhe i kanë inkurajuar taktika gjithnjë e më agresive, duke penguar edhe hetimet lokale.
Clinton u bërë thirrje amerikanëve të ngrihen dhe të flasin hapur për të mbrojtur liritë dhe vlerat demokratike, duke paralajmëruar se nëse ato liri humbasin pas 250 vjetësh, mund të mos rikuperohen më kurrë.
“Ky është një moment vendimtar për vendin tonë. Nëse heqim dorë nga liritë tona pas 250 vitesh, mund të mos i rikthejmë më kurrë. Është detyra jonë të ngrihemi, të flasim dhe të mbrojmë demokracinë amerikane”, ka shkruar Clinton.
Reagimi i Clinton erdhi ndërsa ngjarjet në Minneapolis kanë nxitur zemërim politik dhe thirrje për hetim të plotë, me ish-presidentin Barack Obama që gjithashtu ka dënuar ngjarjet si një “thirrje zgjimi” për amerikanët, duke kritikuar qasjen e administratës federale në adresimin e protestave dhe përdorimin e forcës.



