“Po gënjen; kërko falje publike”: Avdullahu bëhet “hot” – si e nervozoi Dardan Sejdiu?

Një status për autobusa i Dardan Sejdiut, ish-nënkryetar i Prishtinës e tash i shndërruar në analist, duket se e ka nervozuar goxha shumë Avdullah Hotin, deputet i LDK-së. Madje, si rrallë, shumë rrallë herë, Hoti, një politikan i njohur për gjuhë të moderuar, ka shpërthyer në terma të ashpër.

Që në krye të herës, Hoti e ka betonizuar një akuzë që Sejdiu po gënjen. Duke e njohur temperametrin prej byrokrati e teknokrati, gjuha e përdorur nga Hoti lehtësisht mund të tingëllojë si gjuhë e rrjedhur në një moment nervoze e buruar nga akuza e Sejdiut.  

banner

“Dardan Sejdiu, ish-nënkryetar i Prishtinës, në postimin e sotëm lidhur me blerjen e autobusëve për Trafikun Urban në Prishtinë në vitin 2017, po gënjen” – ka shkruar Hoti.

Arsyet, ka shkruar Hoti, për këtë “gënjeshtër” të Sejdiut nuk e di.

“Arsyen pse z. Sejdiu po vazhdon me këtë gënjeshtër edhe pas tetë vitesh e di vetëm ai. Atëherë, ai dhe partia e tij e bënë kauzë politike këtë çështje për të mbuluar dështimet e veta në Prishtinë” – ka shkruar tutje Hoti, transmeton Gazeta Politika?

Megjithatë, këtu nuk përfundoi shpërthimi i Hotit. Deputeti i LDK-së u tregua i zjarrtë pikërisht si mbiemri i tij “Hot”, që në anglisht ka kuptimin “nxehtë”.

Hoti e paralajmëroi për padi Sejdiun, nëse ky i fundit nuk kërkon falje publike.

“E kam toleruar atëherë, por jo sot. Nëse nuk kërkon falje publike, do të detyrohem ta padis për shpifje” – ka paralajmëruar Hoti.

Çfarë shkroi Sejdiu, që e bëri kaq shumë nervoz Hotin?

Në shkrimin e tij, Sejdiu ka pretenduar se procedurat për autobusët në vitin 2017 ishin zvarritur nga niveli qendror, të cilën e udhëhiqte LDK-ja, ku Hoti ishte ministër i Financave.”

“Çdo procedurë u zvarrit me qëllim, çdo justifikim u shpik. Ishte bllokadë politike e pastër, me një synim të vetëm, me e nënshtru qytetin që kishte votuar ndryshe. Dhe ajo bllokadë u thye vetëm kur qytetarët protestuan, firmosën peticione e dolën para derës së pushtetit. Vetëm atëherë qeveria u detyru me u tërheq” – ka shkruar Sejdiu, transmeton Gazeta Politika.

Për të njëjtën gjë, Sejdiu sot e akuzoi Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sipas tij, tash loja është edhe më e rrezikshme.

Në vitin 2017, qytetarët e Prishtinës e thyen bllokadën. Në vitin 2025, qytetarët duhet me e kuptu se kjo lojë është edhe më e rrezikshme. Sepse tani nuk po preket vetëm transporti publik, po preket rendi ligjor dhe kushtetues. Po testohet kufiri i Republikës” – ka shkruar Sejdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.